Site icon PrishtinaPress

Dedaj për “rrahjen e supozuar” nga Hashim Thaçi: Kemi bisedu politikisht

Ish-Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, e dëshmitari i Gjykats Speciale, Gjergj Dedaj, i është përgjigjur pyetjes direkte nga gazetari Leonard Kërquki në emisionin Pressing në T7, “A të ka rrahur Hashim Thaçi?”

Dedaj ka thënë se me Thaçin ka diskutuar politikisht.

“Hashim Thaçi pasi janë kry krejt ato procedurave, bisedave, përplasjeve – me delegacione. Hashimi Thaçi 2-3 orë për mbrapa ka ardhur në Baicë. As nuk e kam pa Hashim Thaçin as Qirez as Baicë. Edhe atëherë janë qetësu gjërat, këna bisedu politikisht”, ka thënë Dedaj.

Kujtojmë se Dedaj në Hagë pati thënë se disa nga deklaratat që i kishte dhënë kohë më parë në lidhje me këtë çështje, kanë ardhur si pasojë se “ai s’kishte qenë normal”.

Exit mobile version