2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Dedaj mohon dëshminë e tij të mëhershme për rastin e Qirezit: Isha nën presionin shpirtëror, emocional, elektoral

Gjergj Dedaj ka mohuar shumëçka në Gjykatën Speciale, pasi Prokuroria lexoi pjesë nga dëshmitë e tij të mëhershme kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Prokuroria pretendon se Dedaj ishte në mesin e 13 përfaqësuesve të LDK-së që sipas tyre u ndaluan e u keqtrajtuan në Qirez të Skënderajt në shtator të vitit 1998.

Dedaj ka refuzuar të pohojë se ai ishte i arrestuar nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E keni përshkruar se si ju keni qenë në arrest”, i tha prokurorja Dedajt, duke iu referuar një dëshmie të tij në vitin 2014.

Unë nuk kam qenë nën arrest (nga UÇK-ja). Kam qenë i arrestuar nga forcat serbe”, tha Dedaj. “Nëse dikush thotë se duhet me ardhë me e bë një bisedë, nuk mendoj që quhet arrestim, aq më pak burgosje”.

“Ndoshta kam dashur ta godasë Hashim Thaçin se edhe kemi qenë kundërshtarë politik, por nuk e kam parë.. Dhe gjithmonë do ta them, edhe nëse më pushkatoni”, tha Dedaj, duke mohuar se e kishte parë ish-presidentin Thaçi në Qirez.

Prokurorja nisi ta lexojë një pjesë të dëshmisë së Dedajt në vitin 2014, në të cilën citohej se kishte thënë se “UÇK-ja hyri brenda… ata thanë se ishim nën arrest”.

Dedaj mohoi sërish, duke përmendur disa vërejtje gjatë marrjes në pyetje më 2014.

“Kam vërejtje, gjatë marrjes në pyetje atëherë, kurrë s’kam pasur avokat, as këshilltar juridik”, tha ai.

“As me mend s’kemi mundur ta marrin që një vend që lufton për liri, siç po lufton Ukraina, do të penalizohet”, tha ndër tjerash Dedaj.

Në një rast, gjatë marrjes në pyetje nga prokurorja, Dedaj tha: “nuk më kujtohet, nuk jam shumë i sigurt”.

“Konsideroj që jeni kah bëni padrejtësi ndaj meje, sepse jeni duke më pyet për gjëra që kanë ndodhur qe 25 vjet”, tha ai.

Dëshminë së cilës i referohej prokurorja, Dedaj tha se e ka bërë “nën presion shpirtëror, emocional, elektoral”.

“Këto kanë qenë deklarata që i kam bërë nën presionin shpirtëror, emocional, elektoral… Këto deklarata të pamatura ndoshta i kam bërë edhe kundër vetes time. Ndihem keq dhe kërkoj falje. Nuk kanë të bëjnë me të vërtetën”, tha ai.

“Asnjëherë, asnjëherë dhe asnjëherë ta etiketoj dhe ta njëllos ushtrinë titanike”, tha Dedaj.

Prokuroria e akuzon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin për keqtrajtimin, siç thotë ZPS, të 13 përfaqësuesve të LDK-së në Qirez të Skënderajt në shtator të vitit 1998.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img