-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deda thotë se Serbia nuk është ledhatuar pas sulmit në Banjskë: Kosova nuk ka ditë me kapitalizu

Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se Kosova nuk ka arritur që të kapitalizojë sulmin në Banjskë.

Ai në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë se Serbia nuk është ledhatuar pas sulmit në Banjskë, por që sipas tij, Kosova nuk ka arritur që të kapitalizojë këtë rast.

Deda ka përmendur sanksionet duke thënë se mund të mos hiqen gjatë gjithë vitit.

Nuk është që është ledhatuar Serbia pas Banjskës, por Kosova s’ka ditur ta kapitalizojë. Kosova ka shpenzuar energji duke kërkuar që t’i vihen sanksione Serbisë, në vend që të kërkojë që t’i hiqen ato Kosovës. Po s’u hoqën në mars sanksionet, nuk do të hiqen gjatë gjithë vitit të ardhshëm. Do ta kemi planin për zhvillim, por Kosova s’do të marrë para prej atij fondi. 350 milionë i kemi të bllokuara nga viti i kaluar, kush e di se sa edhe këtë vit.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img