Deputeti i pavarur, Ilir Deda përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës është bërë babadimër.
Sipas tij, qeveria “po u “shpërndanë dhurata” monopoleve që i ka krijuar vet politika e Kosovës, dhe ndonjë “aksionari” që, “rastësisht”, gjendet në politikë”.
“Qeveria e Kosovës është bërë babadimër. Ajo për fundvit po u “shpërndanë dhurata” monopoleve që i ka krijuar vet politika e Kosovës, dhe ndonjë “aksionari” që, “rastësisht”, gjendet në politikë. Dhuratat dhjetëra milioneshe ju janë zhvatur qytetarëve më të ndërshem – taksapaguesve të Kosovës. Dhuratat e qeverisë nuk kanë emër e mbiemër tjetër pos krim i organizuar me mbështje të shtetit”, shkruan ai.