Site icon PrishtinaPress

Declan Rice do të zyrtarizohet sot te Arsenali

Arsenali do të prezantojë sot transferimin më të madh të këtij afati kalimtar; Declan Rice.

Kështu kanë raportuar mediat angleze, gazetarët e afërt me klubin dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Klubi londinez kishte arritur marrëveshje javë më parë për transferimin e Rice nga West Ham United.

Por, ditëve të fundit u raportua se kjo lëvizje mund të dështojë, pasi Arsenali po vonohet në kompletimin e dokumentacionit.

Megjithatë, tashmë është bërë e ditur se gjithçka është kompletuar dhe reprezentuesi i Anglisë do të prezantohet këtë të shtunë te “Topçinjtë”.

Arsenali do të paguajë 105 milionë funte për 24-vjeçarin, i cili do të bëhet transferimi më i shtrenjtë i klubit, por edhe sa i përket futbollistëve anglezë në përgjithësi.

Declan Rice ishte objektivi kryesor i Mikel Artetas. Ai do të nënshkruajë kontratë afatgjate me klubin nga “Emirates”.

Exit mobile version