3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Deçanasi e bën për spital bashkëshorten, përfundon në ndalim policor

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre. E për shkak të dhunës fizike që përjetojnë, viktimat në të shumtën e herëve përfundojnë me lëndime të rënda dhe dërgohen në spital.

Me dhunë brutale nga bashkëshorti i saj, është përballur gjatë ditës së djeshme edhe një grua nga fshati Lloqan i Deçanit.

Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se për motive akoma të panjohura, viktima është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Përballë kësaj situate, e shqetësuar nga ajo që kishte ndodhur, gruaja ka vendosur që ta denoncojë rastin në Polici, e më pas ka marrë edhe trajtim mjekësor në spital.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe inicim të rastit për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img