Inspektorati i Policisë së Kosovës ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj 22 zyrtarëve policor në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.
Inspektorati i Policisë së Kosovës ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj 22 zyrtarëve policor në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga IPK-ja ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehur të tjerë në lidhje me ketë rast”, ka thënë Lutfiu.
Edhe Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar ngritjen e kallëzimit penal ndaj 22 policëve.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve,lidhur me rastin dëbimit të shtetasve turq nga Republika e Kosovës për në Turqi, bazuar në autorizimet ligjore dhe autorizimet nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe pas këtyre veprimeve kanë dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Ky kallëzim penal është dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dërguar Telegrafit.
Ndryshe në mars të vitit të kaluar, autoritetet kosovare me kërkesë të autoriteteve turke, patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq.
Dëbimi i tyre kishte nxitur reagime të ashpra nga shtetet perëndimore, por edhe vetë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që pati deklaruar se nuk ishte në dijeni të këtij operacioni.
Po ashtu edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka reaguar për mos marrjen e masave adekuate ligjore ndaj institucioneve përgjegjëse për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, duke vlerësuar se “presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike”.
Lidhur me këtë më 28 qershor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq.
Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me këtë rast ka konstatuar se gjatë deportimit dhe procedimit të shtetasve turq kanë ndodhur 31 shkelje ligjore, dhe se vendimi për revokim të leje-qëndrimeve në Kosovë dhe urdhri për dëbim me forcë të shtetasve turq ishin në kundërshtim me ligjet, Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare. Këtë raport me 59 vota për, 2 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka votuar