2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Debatohet për kontestet e bizneseve ndaj ATK-së dhe Doganave

Vonesa dhe efikasiteti i zgjidhjes së kontesteve të bizneseve kundrejt Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës ka qenë një ndër ankesat më të zakonshme të bizneseve viteve të fundit, e posaqërisht pas shpërbërjes së Bordit të Pavarur për Rishqyrtime.
Në këtë përplasje qëndrimesh ndërmjet sektorit privat dhe publik, qëndrim ektremisht të kundërt me kërkesën e bizneseve kanë mbajtur edhe institucionet e Bashkimit Evropian.
Për të diskutuar nevojën e të pasurit të një organi të pavarur i cili do të trajtonte ankesat lidhur me kontestet e natyrës tatimore në shkallë të dytë, dhe ngurrimin e organizatave ndërkombëtare për të krijuar organe jashtëgjyqësore, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon më 2 dhjetor 2016 tryezën me temë “Bordi i Pavarur për Rishqyrtime: Domosdoshmëria dhe Kundërshtimet”.
Debatit të nxitur nga bizneset do t’i bashkohen edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti, Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa Naser Osmani, përfaqësues të Bashkimit Evropian, organizatave ndërkombëtare në vend dhe ekspertë të fushës së tatimeve në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img