Site icon PrishtinaPress

Debati për punën dyvjeçare të qeverisë do të vazhdojë edhe nesër

Është ndëprerë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e cila filloi që në orën 10 të mëngjesit, të enjten.

Për rreth nëntë orë është mbajtur debati, ku është prezantuar puna dyvjeçare e qeverisë e Kosovës, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrat e tij.

Pozita lavdëroi qeverinë e Kosovës, për punën që është bërë në këto dy vite, ndërsa opozita kritikoi qeverinë për mos arritje të objektivave.

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca në fund tha se seanca e sotme do të vazhdojë të premten në ora 13:00.

Exit mobile version