Debati mbi pranimet në universitete, LSI mbledh kryesinë, Meta: Të zbatohet merita dhe preferenca
Prishtinapress
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot kryesinë e saj ku në qendër të diskutimit pritet të jetë debati mbi pranimet në universitete.
Gjatë fjalës së tij kreu i kësaj force politike Ilir Meta tha se me kërkesë të deputetes Kejdi Mehmetaj ishte thirrur kjo mbledhje për të diskutuar lidhur me situatën që ka të bëjë me debatin e hapur në publik për pranimin në universitete të maturantëve.
“Dihet që ka pasur disa shqetësime, qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të ligjit të ri të arsimit të lartë, por për zgjidhjen e probleme dhe jo hapjen e të rejave.
Duhet bashkëpunim më i madh mes MAS dhe Universiteteve. Të zbatohet merita, preferenca dhe transparenca”, tha Meta.