Site icon PrishtinaPress

Debate në KQZ për asamblenë e Leposaviqit, anëtarët e VV-së kërkojnë t’u jepet mandati edhe kandidatëve pa asnjë votë

Certifikimi i kandidatëve për Asamblenë e Komunës së Leposaviqit ka rikthyer debatet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Leposaviqit, Vetëvendosje ka fituar 15 mandate nga gjithsej 19, por sipas rezultateve vetëm 12 prej tyre kanë fituar vota. Dy partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës dhe Partisa Kosovskih Srba kanë fituar nga 2 mandate.

Sipas rezultateve të nga KQZ-ja, në këtë Kuvend Komunal janë zgjedhur 16 asamblistë nga 19 sa është numri i ulëseve.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kërkuan që KQZ-ja të t’u japë mandatin edhe kandidatëve që janë me zero vota.

Kjo po kundërshtohet nga anëtarë të tjerë të KQZ-së, Ilir Gashi, Arianit Elshani dhe Sami Hamiti./PrishtinaPress/

Exit mobile version