-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Debat parlamentar për skandalet dhe në KEK”, seanca e jashtëzakonshme nesër në ora 12:00

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme nga ora 12:00.

Kuvendi ka njoftuar se e vetmja pikë e rendit të ditës është: “Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”.

Se do të ketë seancë të jashtëzakonshme e bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi.

Mirëpo në këtë seancë s’do të marrë pjesë Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo është seanca e katërt e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita gjatë tetorit, as në tri të parat nuk i shkoi VV.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img