Site icon PrishtinaPress

Debat i ashpër për shaminë: Ramabaja i thotë Duda Baljes se hapja e kësaj teme në këtë kohë është në interes të Serbisë

Deputetja Duda Balja dhe analisti Sadri Ramabaja kanë debatuar me tone të ashpra rreth diskutimit të ngritur nga komuniteti mysliman në Kosovë për lejimin e shamisë për vajzat myslimane në shkolla.

Ramabaja e ka cilësuar një tejkalim të kompetencave nga bashkësia islame në Kosovë, që sipas tij po kalon në agjenda politike.

Hapja e kësaj çështjeje në një nga periudhat më të vështira, kur është i hapur konflikti në Veriu, sipas analistit Ramabaja është një agjendë politike që përçan bashkësinë dhe në kundërshtim me frymën kushtetuese të vendit.
“Ligji rregullon qartë këtë çështje dhe është konform kushtetutës, ndërkaq urdhëresa e saktëson pse fëmijët nuk duhet të manipulohen nga institucionet si bashkësia ose deputetja, që duhet të ishte në të drejtën e tyre, duke qenë edhe kryetare e komisionit të të drejtave të njeriut”.

“Kreu i bashkësisë islame të Kosovës që është në shërbim të axhendave të Serbisë dhe Turqisë, duhet të kthjellohen se interesi nacional është në pikëpyetje dhe hapja e temave të tilla përçan bashkësinë është në kundërshtim me frymën kushtetuese të vendit”, tha ai, raporton Euronews Albania.

Exit mobile version