-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Debat i ashpër në mes të deputeteve/ Musliu Shoshi i thotë Pacollit: Ti për shpifje je numër një

Me tensione e gjuhë të ashpër ndaj njëri tjetrit ka shkuar sot mbledhja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, e në të cilin u diskutua në lidhje me riatdhesimin e qytetarëve kosovar gjatë situatës së krijuar nga Covid-19.

Anëtarët e komisionit që vijnë nga partitë opozitare, kanë kritikuar qasjen e qeverisë Kurti, mëson IndeksOnline nga burimet brenda takimit.

Një debat i ashpër është zhvilluar në mes të zëvendëskryetares së parë të këtij Komisioni Fitore Pacolli dhe anëtares nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi.

Derisa Musliu Shoshi në një rast kritikon qasjen e qeverisë ndaj riatdhesimit të kosovarëve, Pacolli ia kthen se brenda 52 ditëve nuk mund të kërkohen që të ngritën kapacitet, duke porositur kështu Musliu Shoshin që të mos dezinformoj.

I menjëherë ishte reagimi i deputetes së PDK-së, e cila i thotë sipas këtij burimi, deputetes Pacolli, se ajo për shpifje është numër një. “Fitore për shpifje je numër një.

Kapaciteti për tu riatdhesuar me kohë të pandemisë, nuk është përgjegjësi e qeverive, por e qeverisë”, janë fjalët e Musliut me të cilat ajo i është drejtuar Pacollit.

Mirëpo debati i Pacollit ka vazhduar edhe me kryetaren e këtij komisioni Time Kadriaj Derisa Pacolli i thotë Kadriajt mos shpifni, ajo ia kthen se mashtrues e shpifës janë ajo dhe partia e saj.

“More ti sa herë që ke udhëtu jashtë Kosovës, ke lobu kundër Kosovës”, citohet t’i ketë thënë Kadriaj Pacollit.

Kryesusja e komisionit Time Kadrijaj tha se ka kërkuar nga ambasadorët informata për numrin e qytetarëve që kanë kërkuar për tu kthyer dhe kanë ftuar për  raportim drejtorin e përgjithshëm Albert Prengaj që të raportojnë por nuk iu është përgjigjur kërkesës së komisionit.

“U kam shkruar edhe ambassorëve për të pasur informata nga dora e parë për të ditur se sa qytetarë kanë aplikuar për me u kthyer, disa kanë kthyer përgjigjje e disa jo”, tha ajo.

Ajo ka thënë se si Komision kanë kërkuar raportim nga ana e drejtorit të Përgjitshëm në MPJD dhe nuk kanë marrë përgjigje.

Edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se drejtori i MPJD-së e ka për obligim që të raportojë para Komisionit.

“Drejtuesit kryesor të minsitrive janë të obliguar sa herë që komisioni i fton në takim të raportojnë.

Këto janë detyrimet për organet qendrore dhe nuk ka të drejtë asnjë deputet apo komision parlamentarë ta refuzoj. Mendoj se jemi në situatë delikate por pjesa tjetër e administratës qëndrore duhet të funksionoj.  Në këtë rast  sekretari dhe drejtori i Përgjithshëm kanë obligim ligjor që t’i përgjigjen Komisionit për  Punë të Jashtme”, shtoi Gashi.

Ndryshe mbi 2500 kosovarë janë kthyer gjatë pandemisë në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img