Site icon PrishtinaPress

Debat i ashpër ndërmjet Halil Matoshit e Besa Gaxherrit!

Një shkrim i publikuar në medie, ku zbulohet ndërhyrja e Hashim Thaçit në Bankën Qendrore të Kosovës, ka shkaktuar një përplasje të ashpër ndërmjet publicistit Halil Matoshi dhe deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri.
Derisa deputetja e LDK-së duke e komentuar shkrimin në profilin e Matoshit ka theksuar se ndërhyrja e Thaçit qenka lëndë për Prokurorinë e shtetit, ka reaguar Matoshi duke e pyetur se e koalicioni, do të vazhdoj tutje, raporton Gazeta Blic.
“Çfarë lidhje ka kjo me koalicionin. A mund të themi ne se 200 000 votues, pra krejt PDK janë kriminel. Në demokraci përgjegjësia është individuale”, ishte përgjigje e deputetes së LDK-së, raporton Gazeta Blic.
I menjëhershëm ka qenë përgjigja e Matoshit, i cili i ka thënë se “marre ju qoftë për të gjallë e për të vdekun, se ju keni hyrë në koalicioni me krimin”.
Gazeta Blic ju sjell të plotë përplasjen ndërmjet Matoshit e Gaxherrit:

Exit mobile version