4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Debat i ashpër mes Bislimit dhe deputetëve të PDK-së në mbledhje të Komisionit

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane nuk i është përgjigjur pyetjeve të anëtarit të Komisionit si dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati.

Kastrati e pyeti Bislimin për dialogun me Serbinë në Bruksel, se çfarë konkretisht do të bëj ekipi negociator në këtë takim dhe se çfarë vendimesh do të marrin atje, mirëpo Bislimi nuk iu përgjigj kësaj pyetje.

Kastrati po ashtu i tha Bislimit se kjo qeveri edhe pse i kanë marr votat e popullit, ata po luajnë me popull.

“Çfarë do të bëni me ofertat që keni në tavolinë me dialogun? Ju prapë po doni me shku në zgjedhje. Tradhti e radhës nga lideri juaj supremë, çka keni me bo ju me negociatat me Serbinë?”, e ka pyetur Kastrati.

Ndërsa Bislimi iu kundërpërgjigj duke i thënë se Kastratit se nuk ka ndryshuar, prej atij Ardianit siç tha ai “Që e kemi largu nga puna referente”.

“Nuk  mundesh mem thanë shpjego-shpjego…Nga informatat që pash, e pash që nuk din asgjë, prej atij Ardianit që ne e kemi largu nga puna referente, e shohim që je konsistentë dhe s’ke ndryshu asgjë. Nuk meriton përgjigje kjo…”, ka thënë Bislimi.

Ndërkaq, pas këtyre përplasjeve dy anëtarët e PDK-së, lëshuan sallën, dhe me këtë përfundoi edhe raportimi i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img