0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Debakli i KQZ-së me Listën Serbe bëhet lajm botëror, “Associated Press” raporton për të

Agjencia e njohur amerikane e lajmeve, “Associated Press”, ka raportuar për vendimin e PZAP-së që e urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ta lejuar Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke e bërë lajm ndërkombëtar debaklin që KQZ-ja e pësoi nga vendimi i mbështetur prej Lëvizjes Vetëvendosje.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi që partia Lista Serbe “i ka përmbushur kushtet politike për t’u certifikuar për regjistrim, raporton agjencia “Associated Press”.

Paneli rrëzoi një vendim të së hënës nga Komisioni Qendror, i cili kishte refuzuar që ta certifikonte Listën Serbe për shkak të qëndrimit nacionalist të saj dhe lidhjeve të ngushta me Serbinë fqinje, thuhet më tej në raport.

Paneli vendosi që vendimi i komisionit ishte “në kundërshtim me dispozitat ligjore në lidhje me aplikimin dhe certifikimin e subjekteve politike, shton agjencia AP.

Fuqitë perëndimore kanë shprehur shqetësim për vendimin e komisionit, duke pasur frikë se ai mund t’i përkeqësojë lidhjet tashmë të tensionuara mes Kosovës e Serbisë, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t’i normalizuar ato, thekson “Associated Press”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img