Serbët kanë votuar sot për të zgjedhur presidentin e tyre të ri. Pas numërimit të 70 për qind të votave, prin kryeministri aktual, Aleksandar Vuçiq, me 55.20 për qind, i ndjekur nga Sasha Jankoviq, i dyti, me 16.00 për qind.
Mediat serbe shkruajnë se gjasat janë minimale që të ketë rreth të dytë të votimit dhe se fitorja e Vuçiqit është e sigurt.
Mirëpo, ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, dhe ultra nacionalisti Vojisllav Sheshel, kanë dështuar fort, duke marrë vetëm 5.80, përkatësisht 4.40 për qind të votave.