Konkurrentët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, së fundmi kanë realizuar sërish programin ‘Top Albania Radio’.
Kristi Aliaj dhe Ronaldo Sharka në pjesën e tyre të ftuar kishin: Deamishel Hoxhën dhe Jori Dellin.
Ndërkohë që po flisnin për rrugëtimin në BBVA, ata kanë diskutuar edhe për situatat brenda, mënyrën se si e kanë përballur izolimin.
Një pyetje e gazetarit Sharka mori vëmendje më shumë, të cilën e kishte rezervuar për Dean.
“A ke ndjerë ndonjëherë tension seksual me një prej banorëve në këtë shtëpi?”, ka qenë pyetja drejtuar Hoxhës.
“Po. Sa herë të më afrohet Kristi them tani do të më bie të fikët. Ndjej një lloj kimie, një lloj tërheqje ndaj Kristit”, u përgjigj ajo.
I njëjti e pyeti më pas edhe nëse jashtë do të qëndronte kaq gjatë pa kryer marrëdhënie intime.
Dea shtoi se e ka harruar atë punë, duke e kthyer kontekstin e pyetjes në tjetër gjë.