Ish-konkurrentja e ‘Big Brother Vip’, Dea Mishel siç duket është rikthyer me ish të dashurin e saj, Islin me të cilin ka pasur një lidhje 5 vjeçare.
Siç shihet edhe në fotot që janë publikuar, dyshja janë fotografuar duke shijuar pushimet në Paris.
Ndarja e tyre para dy vitesh bëri bujë, pasi vetë Mishel pohoi se kishin shumë mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë.
Duket se tashmë dyshja i kanë dhënë një tjetër shans njëri-tjetrit.

