Site icon PrishtinaPress

Dea i kthehet Luizit, ia përmend ish të dashurit e Kiarës

Gjatë një debati në “Big Brother VIP”, Dea Mishel e quajti Luizin provincial. Deklaratë që duket se atij i ka mbetur në mendje dhe mbrëmjen e djeshme e ka kujtuar gjatë një koncerti në Shkodër.

Luizi tha përpara të pranishmëve se Shkodra nuk ishte provincë dhe se “ajo e kishte zakon çfarë vinin djem iu hipte, iu zbriste”, duke kërkuar më pas atë që ai e quan “ndihmë” të të pranishmëve për t’i bërë një dedikim Deas dhe “kujtdo që thotë se Shkodra është provincë”.

Më pas ai bashkë me të pranishmit këndon “O Lulija jonë me limona”. Videoja ka shkaktuar goxha polemika në rrjet, teksa nuk ka munguar as një reagim nga Dea.

Në disa statuse në Instagram ajo shkruan se nuk ka thënë se Shkodra është provincë por që Luizi ka mentaliteti provinciali, ndërsa ka fyer edhe Kiarën duke thënë se ajo ka pasur disa të dashur

“Sa për hipje-zbritje njerëzish unë 1 të dashur kam pasur gjithë jetën. Për më tepër, ti je një mashkull që ka rënë në dashuri me një vajzë me disa partnerë publikë. Unë nuk gjykoj asnjeri, por nëse dëshiron të gjykosh, fillo nga vetja”, shkruan ajo.

Dea e konsideron Luizin “mosmirënjohës” duke përmendur se ajo nuk e paditi kur ai e kërcënoi në “Big Brother”, duke shkruar se nëse do e padiste do kishte dalë nga shtëpia i shoqëruar nga policia.

Exit mobile version