Qendër mbrojtësi i Ajax, i cili po kërkohet nga shumë skuadra, Matthijs De Ligt, është një nga ata që nuk interesohet fare për këtë çështje.
Ai nuk shqetësohet se kush do të jetë kundërshtari i radhës për skuadrën e tij, dhe duket shumë optimist për vazhdimin e garës.
“Ne nuk e dimë akoma se cilat janë të gjitha skuadrat që kanë kaluar tutje” ka thënë tinejxheri.
“Duhet të shohim pas përfundimit të ndeshjeve. Nuk mund të interesohesha më pak. Duhet vetëm të fitojmë ndeshjet tona. Pasi të kuptojmë kundërshtarin, luajmë kundër tyre” ka thënë ai tutje.
De Ligt si 19 vjeçar është lojtari më i ri që ka bartur shiritin e kapitenit në fazën me eliminime direkte.