Skuadra e Napolit po vazhdon të kompletohet për sezonin e ri.
Kampioni i Italisë ka zyrtarizuar Mauro Meluso si drejtor të ri sportiv, shkruan IndeksOnline.
Ishte presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ai i cili e ka prezantuar drejtorin e ri sportiv.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se Mauro Meluso është drejtori i ri sportiv i Napolit. Mirë se vini në familjen tonë dhe urimet më të mira për punën tuaj!”, ka shkruarDe Laurentiis në Tëitter.
Mauro Meluso do ta zëvendësoj Cristiano Giuntolit i cili u transferua te Juventusi.
Ai punoi me Spezian si drejtor teknik dhe Leçen deri në vitin 2021.