Reali i Madridit i është bashkuar betejës për të transferuar objektivin e Barcelonës në merkato, Frenki De jong dhe do ishin të gatshëm të paguanin 80 milionë euro për mesfushorin e talentuar të Ajaksit, sipas holandezes “De Telegraaf”.
Gazeta vendëse shkruante një ditë më parë se kampionët e Europës e konsiderojnë 21- vjeçarin si pasardhësin e Luka Modriçit dhe janë gati që luftojnë me Mançester Junajtid dhe Barcelonën për të siguruar shërbimet e tij.
Por, për holandezin nuk interesohen vetëm këto skuadra.
Edhe gjigantët e PSG-së, Bajernit të Mynihut, Mançester Sitit dhe Totenhemit janë në gjurmët e futbollistit.
Që prej transferimit të tij nga Vilem II tek Ajaksi për 300 mijë euro, karriera e De Jongut ka njohur vetëm ngritje dhe Ronald Kuman i dha edhe shansin e debutimit me kombëtaren “tulipane” kundër Francës këtë muaj.