Site icon PrishtinaPress

De Gea pranon një ulje të madhe page për të qëndruar te Man Utd

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea do të nënshkruajë një marrëveshje të re me gjigantët anglezë.

Spanjolli, i cili ka qenë në United për më shumë se një dekadë, do të bjerë dakord për kushte të reja në javët e ardhshme.

Sipas mediumit ESPN dhe burimeve të tjera, De Gea do të duhet të pranojë një zbritje të konsiderueshme page për të rënë dakord me kontratën e re.

Marrëveshja e tij aktuale përfundon në fund të sezonit, e cila i jep atij 375 mijë funtesh apo 425 mijë euro në javë.

Unitedi do ta mbajë pagën e tij në një nivel shumë më modest, ndërsa do të përfshijë edhe më shumë klauzola të lidhura me performancën.

Një marrëveshje e tillë do të siguronte që De Gea të qëndrojë në United për pjesën e mbetur të karrierës së tij.

Exit mobile version