Site icon PrishtinaPress

De Gea i “pakënaqur” me fitoret e United, “është dashur të jemi në luftë për titull”

Portier spanjoll ka treguar po ashtu synimet e skuadrës pas emërimit në stol të Ole Gunnar Solskjaer, me Djajtë e Kuq që nuk dinë për humbje që prej largimit të Jose Mourinhos

David de Gea ka thënë se Manchester United nuk janë të kënaqur me tetë fitore radhazi që nga ardhja e trajnerit të brendshëm, Ole Gunnar Solskjaer.

Portieri spanjoll ka thënë se skuadra e ringjallur nga Old Trafford nuk do të jetë e lumtur derisa ta sigurojë kualifikimin për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve dhe të këtë sukses në këtë garë edhe në këtë vit.

“E qartë që kemi pasur rezultate të mira, por ne ende jemi jashtë pozitave të Ligës së Kampionëve dhe shumë larg me pikë për ta fituar Premier Ligën”, ka thënë De Gea për Sky Sports

“Ne jemi të lumtur më fitoret, por ne përgjithësi nuk jemi të kënaqur me situatën e përgjithshme”.

“Ky është një klub që duhet të për titull, por ne jemi duke marrë vetëbesim dhe ne do të përpiqemi që të arrimë sa më shumë për sezonin e mbetur; të fitojmë ndeshjet, s’paku të sigurojmë një vend për në Ligën e Kampionëve edhe sezonin e ardhshëm dhe të ja dalim mirë në këtë garë”.

“Është paksa e pamundur ta fitojmë Premier Ligën. Ishte një gjë që e dëshironim kur e filluam sezonin, ky është një klub që ka nevojë për të fituar trofe”.

“Ne dëshirojmë që të kthehemi në vendet e Ligës së Kampionëve, e cila gjë është një objektiv e vështirë po ashtu, por ne kemi arritur që të reduktojmë shumë deficitin me pikë’ Do të luftojmë deri në fund dhe nëse e ruajmë këtë formë, ne do ti fitojmë këto ndeshje”.

United kthehet në aksion në Premier Ligë të martën në mbrëmje ku do të luan kundër Burnleyt pasi që eliminuan Arsenalin në FA Cup të premten.

 

Exit mobile version