12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

De Bryune thotë se është larg formës së tij më të mirë

Kevin De Bruyne është rikthyer në skuadrën e Manchester City dhe tashmë po e jep kontributin e tij në skuadër.

Megjithatë, belgu mendon se është akoma larg formës së tij më të mirë, por mendon se me kohën do të rikthehet në top formë.

Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për mesfushorin, i cili me skuadrën e tij theu thuajse të gjitha rekordet në Premierligë.

Por këtë edicion ai u përball me një lëndim që e mbajti jashtë fushave për rreth 10 javë.

“Po përmirësohem. Duhen disa ndeshje ku duhet luajtur, sepse nuk jam mësuar të luaj çdo tri ditë, por po arrijë atje” ka thënë De Bruyne, transmeton prishtinapress.eu

“Jam i lumtur me mënyrën se si po paraqitem. Nuk është rekordi i njëjtë si sezonin e kaluar, por kjo ishte e pritur sepse isha jashtë qysh nga Kupa e Botës” ka thënë tutje belgu.

“Të rikuperohesh për dy herë radhazi nuk është e lehtë mentalisht, por jam i lumtur të luaj futboll përsëri” ishin fjalët e KDB.

Kevin De Bruyne është përballur me një dëmtim në ligamente, i cili e la jashtë fushave për ca kohë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img