Thierry Henry e njeh mjaft mirë Kevin de Bruynen.
Legjenda franceze ka qenë për disa vite ndihmës i selektorit Roberto Martinez në bankinën e Kombëtares së Belgjikës.
Henry e ka lavdëruar tej mase mesfushorin e Manchester Cityt, për të cilin thotë se nuk ka parë ndonjëherë lojtar të nivelit të tillë.
“Nuk besoj që e bëri një lojë të madhe në përgjithësi, por e shënoi një gol të rëndësishëm. Për këtë e them se është lojtari më i mirë dhe më i rëndësishëm i kësaj skuadre. Mendoj se truri i Kevin është më i miri që e kam parë ndonjëherë. Nuk mund ta dish kurrë se çka po mendon, ndonjëherë mendoj që është nga diku tjetër. Mendoj se është lojtari më inteligjent që e kam parë ndonjëherë në jetë, është nga një tjetër panët”, u shpreh ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Barcelonës.
De Bruyne e shënoi mbrëmë golin e barazimit të “Citizens”, duke i lënë ata në lojë për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit./PrishtinaPress/