Edhe zyrtarisht Frank De Boer është trajneri i ri i Interit.
Trajneri holandez ka zëvendësuar Roberto Mancinin e larguar dhe 46-vjeçari është i lumtur për aventurën e re.
“Përshëndetje, mbështetës të Interit! Jam i lumtur qe jam këtu dhe shpresoj te ju shoh se shpejti!”, ishin fjalët e para të De Boer.
Prezantimi zyrtar i holandezit para mediave pritet të bëhet sot (e martë) në Appiano Gentile.