5.4 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

De Biasi thotë diçka të papritur para ndeshjes me Italinë

Trajneri i kombëtares Gianni De Biasi ka nisur të mendojë për sfidën e 24 marsit ndaj Italisë.

Duke folur në një intervistë telefonike për “Super Sport” strategu italian konfirmon problemet në repartin e mbrojtjes.

“Është një vështirësi më shumë, por duhet të njihemi më mirë me situatën, ta kuptojmë duke synuar ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundur. Kukeli mund të jetë një alternativë si të gjithë ata që do thirren. Nuk e di ende nëse do të thirret Kukeli, nuk e dimë listën. Ajo që është e sigurt është se do të studiojmë mënyrën ideale për t’u përballur me Italinë sa më mirë që mundemi, për t’i krijuar ndonjë vështirësi më shumë kësaj skuadre”.

De Biasi më pas flet dhe për Italinë, teksa për të fituar sipas tij ka vetëm një rrugë.

“Ne duhet të përgatitemi jo me 100 por me 150 për qind për t’ju kundërvënë. Lojtarët duhet të luajnë edhe disa ndeshje deri në atë sfidë dhe të shohim si do të arrijmë, por do përpiqemi të nxjerrim më të mirën tonë për t’i shfrytëzuar shanset. Ndeshjet nuk janë kurrë të humbura para se t’i luash. Duhet t’i luash dhe pastaj varet shumë se si i luan dhe si i përgatit”, tha De Biasi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img