-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

De Biasi “ndryshon” emrin, kështu mund ta quani tani (FOTO)

Gianni de Biasi është nderuar sot me titullin “Cavaliere”, duke marrë medaljen e “Ordine Della Stella D’Italia”.

Në një ceremoni të organizuar në Ambasadën Italianë në Tiranë, ka qenë vetë ambasadori italian në Tiranë, Alberto Kutilo, ai që i ka dorëzuar trajnerit kuqezi titullin e akorduar nga presidenti i Republikës së Italisë.

“Është një kënaqësi e madhe për mua të jap këtë çmim të veçantë për trajnerin Gianni de Biasi, për meritat jo vetëm sportive, por mbi të gjitha njerëzore. Nuk ka nevojë që të mbaj fjalim se De Biasi është personazh i njohur por do të doja të lexoja motivimin:

‘Për kontributin e tij për marrëdhëniet mes Italisë e Shqipërisë, duke treguar interes për zhvillimin e sportit në Shqipëri, duke kontribuar me përvojën e tij në rritjen e sportit shqiptar. Duke reflektuar nëpërmjet futbollit edhe impenjimin politik të Italisë në Shqipëri’.

Italia dhe Shqipëria, në një moment të vështirë të Bashkimit Europian, ku ka vende të cilat mendojnë se edhe mund të dalin, këto dy vende mendojnë se mund të jenë bashkë aty. Sigurisht, nuk është meritë vetëm e trajnerit, është edhe e lojtarëve, por ai arriti para nesh, para politikës, të bëjë Shqipërinë pjesë të hartës së Europës. Do të mjaftonte vetëm kjo e fundit për të justifikuar plotësisht çmimin që i jepet De Biasit”, u shpreh ambasadori italian para se t’i vendoste De Biasit stemën dalluese të këtij titulli.

Më pas e kishte radhën vetë De Biasi që të fliste para të ftuarve të shumtë, të cilët ndoqën këtë ceremoni.

“Pikësëpari kam një listë të gjatë personash që duhet të falënderoj, nga Ambasadori që më propozoi për këtë titull, te Presidenti i Republikës së Italisë, Kryeministrin e Shqipërisë apo presidentin e FSHF-së, Armand Duka, që ishte fillestar i këtyre mirënjohjeve në Shqipëri, nga ‘Honoris Causa’, te ‘Stoli i Artë’ në Itali dhe këtë mbrëmje te titulli ‘Cavaliere’, i cili është ndër më të lakmuarit nga personazhe të ndryshëm në Itali.

Jam shumë i kënaqur dhe i emocionuar se nuk është e thjeshtë të arrihet dhe fakti që ka të bëjë me rang të lartë, më shqetëson edhe më shumë. Por jam krenar, se ashtu siç u tha nëpërmjet motivimit, besoj se kemi krijuar një urë mes dy vendeve. Një det që na ndan, por na bashkon një mendësi.

Uroj që marrëdhëniet të jenë gjithnjë e më të ngushta e reciproke. Pastaj procesi i afrimit në Europë është diçka për të cilën po punon politika. Unë uroj ta shoh Shqipërinë sa më shpejt të rritet edhe në shumë aspekte të tjera, se mendoj se është në rrugën e duhur me mikun tim Edi Rama që ka një art orator që unë nuk e kam”, ishin fjalët e De Biazit pas këtij nderimi./Panorama Sport/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img