Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka qëndruar në Bruksel.
Ai është pritur nga emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ku kanë folur për situatën e fundit.
“Shumë i lumtur ta prisja Shefin e OSBE-së, Daveportin në Bruksel gjatë ditës së djeshme. Folëm për zhvillimet e fundit në Kosovë, portofoliot tanë perspektivë dhe pritshmëritë tona për muajt në vijim”, ka shkruar Lajçak.