Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, me rastin e Ditës së Çlirimit, ka uruar bashkëluftëtarët që sot përballen në Hagë.
Daut Haradinaj ka thënë se liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia
“Në përvjetorin e 25-të të Çlirimit të Kosovës, krahas mirënjohjes dhe falënderimit ndaj secilit kontriubutdhënës ndër shekuj, që kulmoi me UÇK-në dhe NATO-n, sot nga zemra dua të uroj çlirimtarët që ndodhen në Hagë.
Liria është e plotë aty ku triumfon drejtësia!
U pafshim në Kosovë, trima”, ka thënë Daut Haradinaj.