6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Daut Haradinaj thotë se ka deputetë të “Srpska”-s që janë “pro” ushtrisë, por s’tregon emrat

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Daut Haradinaj, e vlerëson tejet të rëndësishme deklarata e ambasadorit amerikan, Greg Delawie se ushtria do të bëhet brenda këtij viti.

Përveç kësaj ai ka bërë një deklaratë befasuese duke ditur qëndrimin e komunitetit serb, duke thënë se “ka deputetë të Listës Serbe që nuk janë kundër formimit të ushtrisë, pasi është edhe në të mirën e tyre”.

Por, deputeti Haradinaj nuk ka përmendur me emra se cili nga deputetët e “Srpska”-s mund të japin votën e tyre.

Por krejt çfarë tha ai është se “janë 72 pjesëtarë serbë (oficer, nënoficer) që janë pjesë e FSK-së”, dhe kjo sipas tij, nënkupton që ushtria do të jetë edhe për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.

Kujtojmë se zv.kryeministri nga radhët e serbëve, Branimir Stojanoviq, ditë më parë në një konferencë të mbajtur ju tha në sy presidentit Thaçi dhe ambasadorit amerikan Delawie se “serbët nuk e votojnë ushtrinë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img