Daut Haradinaj është pyetur se nga kush do të dëshironte të pranonte një telefonatë, duke thënë se këtë do ta priste nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Këto deklarata, Haradinaj i tha në T7, ku ka folur edhe për ish-krerët e tjerë të UÇK-së që gjenden në Hagë.
Ai ka thënë se do t’i uronte Thaçit dhe shokëve të tjerë lirim sa më të shpejtë, duke thënë se po mbahen padrejtësisht në paraburgim.
“Do t’i kisha uruar që sa më shpejtë të jetë në mesin tonë, së bashku me të tjerët, sepse e meritojnë. E meriton sepse është duke u mbajtur atje padrejtësisht”, ka thënë Haradinaj.