1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Daut Haradinaj rrëfen për daljen e parë publike të UÇK-së: S’kisha uniformë, ma dha Musë Jashari

Daut Haradinaj ka thënë se ishte nisur i veshur si civil 25 vjet më parë, në ditën kur Ushtria Çirimtare e Kosovës doli në skenë për herë të parë.

Haradinaj në një intervistë në T7 ka thënë se më 28 nëntor 1997, Musë Jashari ia dhuroi uniformën e tij.

“Unë kam qenë i veshur civil. Pak para se me u nisë, thanë me shku na të tre. Unë thash s’e kam uniformën me vete”, tregon Haradinaj.

“Këto uniforma i kemi pru bashkë me Mujën (Krasniqin) dhe Rexhën (Rexhep Selimin) në Kosovë. Kanë qenë zvicerane”, tha Haradinaj.

Dalja e parë publike e UÇK-së u bë në varrimin e Halit Gecit, mësuesit të shkollës së Llaushës.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi ishin të parët që dolën për herë të parë publikisht para opinionit publik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img