4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Daut Haradinaj për Kurtin: Në përballje me Serbinë e ka përkrahjen tonë, por në punët e brendshme ka dështuar

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të hezitojë ndaj propozimeve të ShBA-së.

Daut Haradinaj, i ftuar në RTV Dukagjini, ka thënë se AAK e mbështet Qeverinë Kurti në raport me Serbinë, por se kërkojnë nga ta që të jenë transparente sa i përket dialogut.

“Ne kemi bërë thirrje që Qeveria të jetë sa më transparente sa i përket dialogut. Si grup parlamentar i AAK-se i kemi dhënë mbështetje Qeverisë në këtë proces. Kërkesa jonë ka qenë që marrëveshja të jetë njohja reciproke dhe përfshirja e SHBA-së. Ne insistojmë që SHBA të jetë në tavolinë dhe garant i çfarëdo marrëveshjeje”, ka thënë Haradinaj.

“Ne jemi opozitë, duke pasur parasysh situatën në të cilën jemi, krizën ekonomike me të cilën përballemi dhe paaftësinë e kësaj qeverie për të kryer punë në të mirë të qytetarëve, ne natyrisht që nuk heshtim dhe e kritikojmë Qeverinë, por në raport me Serbinë do ta mbështesim gjithmonë”, ka thënë tutje Haradinaj.

“Në përballje me Serbinë do ta përkrahim gjithmonë, por sa i përket punëve të brendshme ka dështuar”, ka përfunduar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img