0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Daut Haradinaj nuk tërhiqemi për demarkacionin: Kufiri është në Qakorr!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar pas raportimit të disa mediave kinse është arritur një dakordim ndërmjet liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Isa Mustafa për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ishte portal I lajminet, ai i cili para pak çastesh raportoi për atë se AAK e ka pranuar marrëveshjen për demarkacionin dhe shumë shpejt pritet që Kosova të marë lajmin e mirë për liberalizimin e vizave.
 

Daut Haradinaj i kontaktuar nga Gazeta Blic ka thënë se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tij, AAK nuk ka lëvizur nga ky pozicion dhe se këto janë përralla të mediave.

 
“Një e vërtetë është se Aleanca është shumë e vendosur që kufiri është në Kullë të Zhlepit dhe në Qakorr dhe s’kemi ndryshim të qëndrimit. Takime ka pasë vërtetë gjithmonë, kush do që pajtohet me gjetë zgjidhje në jemi të gatshëm “, tha ai për Gazetën Blic.
Demarkacioni është një nga kushtet që I janë vendosur Kosovën për çështjen e liberalizimit të vizave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img