Daut Haradinaj ka vizituar sot kufirin e Kosovës me Malin e Zi.
Ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet me disa fëmijë afër tij.
“Edhe fëmijët e dinë ku është kufiri”, ka shkruar Haradinaj, duke “vulosur” sërish qëndrimin e AAK-së se kufiri i Kosovës gjendet deri në Çakorr e Kullë.

