Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka dalë në mbështetje policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë së Kosovës.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se Kuvendi duhet të thërras seancë të jashtëzakonshme për këtë temë.
“Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë”, ka thënë Daut Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Vepro kryeministër!
Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme. Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë!
Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh!