Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj, ka thënë se tani është koha me punu dhe me i lënë fjalët.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai e ka postuar një video ku përcjellë mesazhe konkrete për shumë punë në interes të qytetarëve.
Nder të tjera, ai thotë se tani është koha me dalë pa maska.
“Ka ardhë koha me dalë pa maska edhe njëherë”, është shprehur Haradinaj, i cili në listën zgjedhore të AAK-së e mban numrin 51.