0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Ish deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se ekziston një zgjidhje për të shkuar në zgjedhje “në rast se kryeministri Kurti vërtetë don zgjedhje”.

“Në rast se nesër, hipotetikisht, thirret një seancë e jashtëzakonshme dhe kërkohet mocion për shpërbërjen e qeverisë jemi të gatshëm me dhënë votën. Jemi kundër me u shpërnda kuvendi, dhe kur i dëgjoj mocion, nuk ka mocion për shpërbërjen e kuvendit, ky është gabim, kuvendi shpërbëhet ose nuk shpërbëhet, mund ta hedh nesër kryetari në kuvend dhe shpërbëhet kuvendi”, ka thënë ai.

“Mocion ka vetëm për rrëzim të qeverisë. Ne e kemi ofruar mundësinë tash e 18 muaj dhe jemi të gatshëm dhe mendoj që në rast se kryeministri Kurti vërtetë don zgjedhje, është një zgjidhje e mirë, vetëm se përgjejgësitë menaxheriale të rrethanave tash e 3 vjet duhet ti takojnë kreut të Qeverisë, ai është përgjegjës jo kuvendi”, shton Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img