3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Daut Haradinaj flet për serbët: Janë dhe kanë qenë frikacakë, në luftë kishte edhe të droguar

Daut Haradinaj i ftuar në emisionin “n’Demos” ka folur për karakterin e serbëve, ndaj të cilëve luftoi për vite të tëra.

Sipas tij, gjatë luftës kishte të tillë që kanë qenë përdorues të drogës, e të paguar me para vetëm për të luftuar.

“Serbët kanë pasur shprica të drogave, edhe kur janë largu prej aty, unë nuk i kam vërejt, unë nuk e dita se isha në kullë me Rasimin e Kujtimin edhe me Brahim Mustafën, nipi ka qenë me një pushko mitrolez, unë u thash po shkoj në shitore të Islam Mustafës me iu ble cigare, kur shkova poshtë, i pash 20 serbë, u ngjita lartë i thash Rasimit bëni gati bombat se i kemi përfundi, muj me thanë se çfarë niveli i ulët kanë qenë, asnjë nga ne që ishim lartë s’jemi lënduar, ndërsa nga pala tjetër nuk e di për ata le të folin ata, pra kanë qenë në vend të huaj, friakcak, mercenar e të droguar, edhe tash kur po flasin u tham se ju këtu keni qenë, iu njohim juve, u garantoj me jetë se jemi 100 shkallë ma lartë se sa kemi qenë në ’99, ndërsa ata janë 100 shkallë më poshtë”, është shprehur Haradinaj, shkruan GazetaDemos.

Ish-komandanti i UÇK’së ka folur edhe për një nga bashkëluftëtarët e tij më të mirë.

“Gazmend Mehmetaj ka qenë prej shokëve të mirë që kam pasur, një sportist shumë i mirë, e kam pasur krah të djathtë, Gazmend Mehmetaj i ka shoqëru edhe Hashimin, Kadrinë e të tjerët për në Shqipëri, kam qenë i bindur se pa i ndodh diçka atij, nuk i ndodh atyre të tjerëve, ky ka udhëheq shumë rrugë për në Shqipëri, pak ka aksione në Dukagjin që ai nuk ka marrë pjesë, kur filloi të zbulohej ai, e kam mshef në shtëpinë time, e besa edhe në Drenicë, ndërsa Hima ka qenë djal i ri, sa herë e kam parë, ai ka qenë duke pastruar armët, edhe në ditën kritike, ai ka qenë më pushkën tem”, ka thënë ai.

Emisioni i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img