Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se me veprimet e tij si ka ardhur në pushtet Albin Kurti nuk mund të quhet ndryshme pos mashtrues, përcjell Telegrafi.
“Ai gjithmonë ka prolonguar bashkim kombëtarë, ka rrëzuar kamionë me mallra serbe e sot flet për reciprocitet”.
Deputeti i AAK-së thotë se edhe takimi i sotëm me Listën Serbe ishte një dëshmi për Kurtin si “mashtrues”.
“Një kohë i quante kriminelë [Listën Serbe], na quante edhe neve kriminelë që po bashkëpunonim me ta ndërsa sot vet po negocion me ta për të krijuar qeverinë e Kosovës bashkë me ta. Nuk e di si mund ta quajmë ndryshme pos mashtrues”.
Haradinaj thotë se Konjufca u votua pa marrëveshje dhe sipas tij edhe thirrje e mbledhjes së Kuvendit pa arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje është e nxituar nga ana e Vetëvendosjes.