E ftuar te ”Zemër Luana” Semi Jaupaj mes tjerash ka folur edhe për Borën edhe Donaldin.
Në gojë të luanit hedhim halle”, një lojë ku të pranishmëve u bëhen pyetje e nëse refuzojnë të përgjigjen u hidhen gjëra të ndryshme mbi kokë nga “goja e luanit”.
Pyetja për Semin ishte kjo:
“Semi, pyetja për ty ishte tjetër, por meqenëse përgjigjen e asaj pyetjeje e morëm gjatë sfidës së sekreteve, u detyruam të të pyesim për dy nga miqtë e tu që vendose të mos flasësh! Vetëm një koment i joti ka bërë lëmsh të gjithë rrjetin, duke aluduar se çifti Bora & Donaldi janë drejt martesës, në “Zemër Luana” duam të dimë nëse vërtet “emoji” i nuses ndaj Borës zbulon se ata do të martohen apo jo? Përgjigju me valle, ose lahu në halle”
Semi nuk refuzoi të përgjigjej madje ajo tregoi që kështu e quan shoqen e saj, “nuse” me përkëdheli dhe “Jo, nuk do të ketë një dasmë së shpejti”, u shpreh ajo./Prishtinapress/