Site icon PrishtinaPress

“Dasmë” në QKMF-në e Podujevës: “Vërshojnë” punësimet familjare, i bëhet vendi edhe çikës së tezes së Presidentes Osmani

“Familjarët janë për dasma, jo për me i shti në punë”. Kjo frazë i kujtohet secilit qytetar të Kosovës. I atribuohet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili kishte bërë bujë në fushatë me këtë “humoreskë” të tijën. E që po del të jetë veç një humoreskë pa përmbajtje, po vërtetohet edhe më punësimet që po ndodhin në institucionet publike në Kosovë.

Në Komunën e Podujevës me datën 15 qershor të këtij viti është shpallur konkursi për mjekë të përgjithshëm në QKMF me katër (4) pozita , dhe infermier/e i përgjithshëm në QKMF me katër (4) pozita.

Në rezultatet e këtij konkursi janë pranuar katër kandidatë për pozitën mjekë në QKMF dhe katër kandidatë për pozitën infermierë. E për pesë nga të pranuarit në këtë konkurs, po raportohet të jenë familjarë të pushtetit.

Në këto punësime familjare në QKMF në Podujevë ka përfituar edhe çika e tezës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Jehona Neziri. Ajo është punësuar në pozitën e infermieres në QKMF.

Jehona Kosumi – Neziri është çika e tezës së Presidentes Osmani, e cila në kohën kur kandidonte për kryeministre, gjatë vizitës në Podujevë, ishte takuar me tezën e saj.

 

Në anën tjetër, janë denoncuar në rrjetet sociale edhe një numër i madh i punësimeve partiake e familjare në QKMF-në e Podujevës. Për Iliran Duriqin, që është punësuar si mirëmbajtës në QKMF-në e Podujevës është raportuar se është djali i baxhanakut të Shpejtim Bulliqit, mirëpo vetëm pas një jave i njëjti është emëruar shef i shoferave.

Blerandë Spahiu është përzgjedhur në pozitën e infermieres, e cila është kunata e Drejtoreshës së Shëndetësisë në Podujevë Adelina Stublla. Ndërsa në pozitën e farmacistes u punësua Florentina Gashi. E njëjta është nusja e djalit të motrës së drejtoreshës Stublla.

Fatime Blakqori (mbiemri i vajzërisë) është punësuar në pozitën infermiere mami në QKMF Podujevë, e cila njëkohësisht është kunata (gruaja e vëllaut) të Mjekut të QKMF-së, Bajram Bajgorës.

Kliko

Exit mobile version