Përkundër qëndrimeve të ndryshme politike, politikanët kosovarë në përditshmëri janë miq të mirë.
Këtë e dëshmon edhe kjo dasmë në Ferizaj që i ka bërë bashkë anëtarë të pozitës dhe opozitës, shkruan Indeksonline.
Deputeti i parlamentit të Kosovës, Milaim Zeka ka postuar disa fotografi nga një dasmë në Ferizaj.
Aty shihen politikan të partive të ndryshme si Rexhep Selimi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
“Ne darsem te baci Ekrem, ne Ferizaj. Te gjithe jemi ba bashke, pozite e opozite. Edhe kryeministri po relaksohet bashke me ne.”, ka shkruar Zeka në postimin e tij.
Tutje, Zeka postoi fotografi me Haradinajn duke shkruar me shaka se i ka propozuar per koalicion.
“Kryeministri po me bene ftese per kualicion. Ma mire po i them me ardhe ai ne PEK! Nuk di per te tjeret, po une dhe familja ime jemi gezuar qe u kthy nga Haga.”, tha ai.