Site icon PrishtinaPress

Dasma e Princ Harry dhe Meghan Markle do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie

Një ndër eventet më të rëndësishme të këtij viti është padyshim dasma mbretërore e Princ Harry dhe Meghan Markle në 19 maj.

Por një çështje e rëndësishme e këtij eventi mbetet siguria.

Ish-roja i princeshës Diana, Ken Wharfe, në një interistë për me Entertainment Tonight ka shpjeguar se siguria që është planifikuar gjatë dasmës mbretërore është e lartë.

Kjo vjen edhe pas letrës së marrë nga ana e Princ Harryt dhe Meghan disa ditë më parë në të cilën ndodhej një letër dhe pluhur i bardhë. Që pas kësaj ngjarjeje Meghan ka kërkuar shtim të masave të sigurisë.

“Unë mendoj se vetë fakti se një incident i tillë ka ndodhur, dhe kjo paketë e ardhur për Meghan Markle është pranuar, dërgon një mesazh. Dhe, ju e dini, duhet të jemi shumë vigjilentë, duke pasur parasysh faktin se Harry dhe Meghan janë individë të profilit të lartë. Por ne në këtë botë jetojmë tani, dhe kemi ata që i quajmë ‘individë të fiksuar’ që janë të vendosur në një farë mënyre apo në një tjetër për të prishur atë mirësi”.

Wharfe tha se kur është fjala për sigurinë, asnjë shpenzim nuk do të kursehet me policinë e Skocisë Yard dhe policisë së Thames Valley: “Nga përvojat e mia personale, dhe duke folur me kolegët brenda disa javëve të fundit Scotland Yard dhe forcat policore fqinje që do të jenë pjesë e këtij operacioni do të jenë shumë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të sigurohet që asnjë gur të mos mbetet i palidhur. Ata do të garantojnë që siguria të mos kompromentohet”.

Wharfe gjithashtu theksoi se siguria do të jetë e lartë dhe do të përdorin modelin e dasmës së Princit William.

Exit mobile version