Site icon PrishtinaPress

Dashuri / Një çast malli nga karantina….!

Vërtet çaste të vështira, vërtet çaste të pa harruar por me mall ne ketë kohë e pa kohë.

Nuk po shkruaj për të t ‘thënë se të dua shumë, jo as për t ‘thënë se për ty po derdh lot në këto momente, ajo që sot më shtyn të shkruaj është malli që kam për ty sepse vërtet ne këto momente po ndjej mall. Respekti për ty është e vetmja ndjenjë që më ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk dhe malli ne këto momente nuk po më lë vërtetë të qetë.

Sot me erdhën në mendje kujtimet dhe ëndrrat që thellë i kam varrosur në shpirt, ato miliona ëndrra që vërtet kanë kohë që kanë filluar të treten, por sot vetëm malli po më shtyn të t ‘shkruaj e më bënë qe të bashkoj edhe njëherë eshtrat e tyre për të t’ kujtuar ty si një dashuri të vjetër që kurrë nuk arrita t’ia hap vërtet zemrën.

E vetmja ndjenjë që vërtet për ty nuk mu ka shuar është respekti për një njeri që dikur e kam pasur thellë në zemër, por sot kjo ndjenjë po më çon në mallin për ty. Malli që kamë për të parë dhe të shtrënguar një herë fortë dhe të ulemi në një tavolinë kafeneje si dikur dhe të bëjmë muhabete për kohën kur kemi qenë pranë dhe për të pasur disa çaste të bukura përsëri bashkë thjesht si dy të dashuruar, por ja që dita ditës kjo edhe po vështirësohet.

Ndërsa rri i mbyllur po mendoj se sa mund të kesh ndryshuar, e lehtas shtrëngoj sytë fort për të mos nxjerr lot por nuk mund ti mbajë dot me forcë brenda meje sepse ndjej mall për ty dhe sot dua t’i kujtoj vetes tërë momentet e bukura me ty derisa mundohem të t’ mbaj mend si një njeri që do jetë dashuria ime përjetë se ti në jetën tënde kurrë nuk do të harrosh se ….

Dikur! Dikush! Diku ende ekziston!

Dhe mos harro se karantina na ndan por dashuria na bashkon!

Exit mobile version