2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Dashevci: Kurrë s’ka qenë moment më i duhur të hapet Ura e Ibrit, destabilizuesit e vendit s’janë në Kosovë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, ka thënë se në aspektin e sigurisë, kurrë nuk ka qenë momenti më i duhur për hapjen e Urës së Ibrit, teksa shpreson të ndodhë kjo me një koordinim të “thjeshtë” me faktorin ndërkombëtar.

Ai ka theksoi se është e pa kuptimtë që kjo urë të mos hapet, përderisa në këtë qytet janë të hapura edhe disa ura tjera që lidhin veriun.

“Në aspektin e sigurisë kurrë nuk ka qenë një moment më i duhur se tash që të hapet kjo urë. Unë shpresoj që domeni politik i yni dhe diplomatik do ta gjejnë atë koordinimin shumë të thjeshtë, shumë të shpejt që kjo urë të hapet sepse ka edhe shumë ura në Mitrovicë, 200 metra më poshtë në anën lindore është një urë që funksionon, ka qarkullim të automjeteve. Pastaj në anën perëndimore i ke pesë ura të tjera dhe prapë nuk të pyet kush asgjë. Shtrohet pyetja, se pse të mos hapet kjo urë? Kur ka qenë simbol i ndarjes e tash të jetë simbol i bashkimit të gjithë qytetarëve pa dallim etnie”, ka thënë Dashevci.

Ai shtoi se për hapjen e Urës nuk duhet të pyetet Serbia, por sipas tij, në këtë rast vlen përgjigjja e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka potencuar se për hapjen e urës pyeten qytetarët e vendit.

Sipas Dashevcit, paralajmërimet e presidentit serb se mund të ketë tensione ne veri nëse hapet ura, nuk janë të vërteta, pasi “ata që kanë destabilizuar Kosovën tashmë janë arratisur”.

“Përgjigja më e mirë është përgjigja e presidentes së Kosovës kur ka thënë se për hapjen e urës pyeten qytetarët e Kosovës që janë shtetas të Kosovës dhe me ta duhet të flitet për hapjen ose mos-hapjen e urës. Në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë, me fqiun verior që sillet në mënyrë propagandistike se kur do të hapet, kur nuk do të hapet, kur do të ketë protesta, ose kur do të ketë tentim tash destabilizim. Duke pasur parasysh që ata që kanë destabilizuar Kosovën nuk gjenden më në Kosovë, janë të kërkuar nga organet e Kosovës, janë në listën e kuqe të Interpolit dhe kryekrimineli i tyre është i sanksionuara nga SHBA. Ura duhet të hapet sepse është për bashkim të qytetarëve, gjithmonë në koordinim me ShBA dhe partnerët tanë strategjikë nga BE”, deklaroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img